Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 10:14
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje institucionet, duke kërkuar llogari dhe përgjegjësi, pasi shteti dështoi ta mbronte tashmë viktimën.

Në kuadër të këtyre reagimeve dhe veprimeve pas vrasjes së saj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas shefes së deputetëve të VV-së, Arbërie Nagavci, do të kërkohet krijimi i një komisioni hetimor parlamentar për këtë rast.  

“Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi nisur menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që të mbahet sot. Si hap të parë, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në këtë rast dhe për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve.”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci ka thënë se Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë.

“Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Përgjegjësia matet me aftësinë për ta parandaluar dhunën dhe për të reaguar me kohë. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë.”, ka shkruar ajo

jashtëzakonshmekomisionihetimor

Të ngjashme

Komisioni për Komunitete dhe ai për Legjislacion mblidhen sot

Komisioni për Komunitete dhe ai për Legjislacion mblidhen sot

08:08
Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe

17:17

Më shumë nga Lajme

  • 10:59Muhaxheri pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të bashkëpunoj me drejtësinë për të zbardhur rastin
  • 10:58“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!
  • 10:32Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq
  • 10:31Vrasja e Arlinda Zekajt, Lushaku-Sadriu kërkon dorëheqjen e Sveçlës, Hoxhës dhe gjithë zinxhirit komandues
  • 10:28Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital