Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 11:08
Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dhe përgjegjësinë institucionale për këtë rast.

Thirrja e seancës së jashtëzakonshme u bë e ditur sot në komisionin për legjislacion.

Arlinda Zekaj u vra të shtunën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari për vrasjen është kunati i saj, i cili, ndodhet ende në arrati.

Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë, ndërsa dyshohet se viktima është vrarë me sëpatë.

Rasti ka marrë vëmendje të veçantë pasi është bërë e ditur se vetëm tri ditë para vrasjes, më 22 tetor, Zekaj u ishte drejtuar institucioneve për të paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej.

Në të njëjtën datë, ajo kishte dorëzuar një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Dokumenti, i cili mban vulën e pranimit të datës 22 tetor, dëshmon se Zekaj kishte shprehur shqetësimin për sigurinë e saj dhe kishte paralajmëruar se institucionet mund të reagonin vetëm pasi të ndodhte një tragjedi

arlindajashtëzakonshmezekajt

Të ngjashme

Muhaxheri pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të bashkëpunoj me drejtësinë për të zbardhur rastin

Muhaxheri pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të bashkëpunoj me drejtësinë për të zbardhur rastin

10:59
Tronditet Peja nga vrasja e Arlinda Zekajt, kunati i dyshuar ende në arrati

Tronditet Peja nga vrasja e Arlinda Zekajt, kunati i dyshuar ende në arrati

08:18
“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

10:58
Vrasja e Arlinda Zekajt, Lushaku-Sadriu kërkon dorëheqjen e Sveçlës, Hoxhës dhe gjithë zinxhirit komandues

Vrasja e Arlinda Zekajt, Lushaku-Sadriu kërkon dorëheqjen e Sveçlës, Hoxhës dhe gjithë zinxhirit komandues

10:31

Më shumë nga Lajme

  • 11:23Shiroka Pula dhe Tërnava diskutojnë për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare
  • 11:18Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, diskutohen rendi i ditës i seancës së radhës dhe çështje të tjera parlamentare
  • 11:15Arrestohen në Skenderaj tre të dyshuar për vjedhje të rëndë
  • 10:32Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq
  • 10:28Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital