Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të diskutohet për caktimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare dhe çështje të tjera parlamentare.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në fillim të mbledhjes do të shqyrtohet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë.
Një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, ku parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

