Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete institucionale për të zbardhur dhe analizuar të gjithë historikun e trajtimit të rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u privua nga jeta më 25 tetor 2026 në Pejë.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje tashmë është autorizuar për të analizuar me imtësi çdo veprim të deritanishëm institucional ku viktimë ishte e ndjera.
Në kuadër të këtyre masave, nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i detajuar me shkrim mbi kronologjinë e plotë të rasteve.
“Ky raport do të përfshijë Identitetin e personave të denoncuar dhe kualifikimin juridik të veprave, Emrat e prokurorëve kujdestarë dhe atyre që kanë poseduar lëndët, veprimet procedurale dhe afatet kohore kur janë ndërmarrë ato, vendimet e marra dhe arsyetimet përkatëse ligjore, shkallën e vlerësimit të rrezikut dhe masat mbrojtëse të kërkuara për viktimën, bashkërendimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet relevante, trajtimin e veçantë të shkresës/ankesës së viktimës të dorëzuar më datë 22.10.2026”.

