Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

67 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 12:38
67 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010

Që nga viti 2010 e deri më 26 tetor 2026, në Kosovë janë regjistruar 67 gra si viktima të vrasjeve brenda familjes.

Sipas të dhënave të publikuara nga Radio Evropa e Lirë, viti 2026 shënon numrin më të lartë të rasteve në këtë periudhë, me tetë gra të vrara deri më 26 tetor.

Pas vitit 2010, kur u regjistruan gjashtë raste, numri i grave të vrara ishte pesë në vitin 2011 dhe tri në vitin 2012. Në vitin 2013 u regjistrua një rast, ndërsa në vitet 2014 dhe 2015 nga tri raste.

Në vitet 2016 dhe 2017 u regjistruan nga dy raste, përderisa në vitin 2018 numri u rrit në shtatë. Në vitin 2019 u vranë pesë gra, ndërsa në vitin 2020 u regjistruan po ashtu shtatë raste.

Gjatë viteve në vijim, të dhënat tregojnë tri raste në vitin 2021, nga katër në vitet 2022 dhe 2023, si dhe tri raste në vitin 2024. Në vitin 2025 u regjistrua një rast.

Megjithatë, deri më 26 tetor 2026, numri i grave të vrara brenda familjes ka arritur në tetë, duke tejkaluar shifrat e secilit prej viteve të paraqitura në grafik.

Të dhënat janë përditësuar për herë të fundit më 26 tetor 2026. Burimi i tyre është Policia e Kosovës

vitinvrararaste

Më shumë nga Lajme

  • 12:56Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale
  • 12:41Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali - thotë Prokuroria
  • 12:33Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese rrëzon ankesat e Pjetër Shalës: Nuk ka pasur asnjë shkelje
  • 12:33Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë
  • 12:25Vajza e axhës së viktimës në Pejë: Ajo ka shku ta marrë djalin te familja e burrit dhe aty ka plas belaja