Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese rrëzon ankesat e Pjetër Shalës: Nuk ka pasur asnjë shkelje

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 12:33
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese rrëzon ankesat e Pjetër Shalës: Nuk ka pasur asnjë shkelje

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur lidhur me ankesat e Pjetër Shalës për procesin penal ndaj tij, duke i shpallur disa prej tyre të papranueshme dhe duke konstatuar se në pjesët e tjera të shqyrtuara nuk kishte pasur shkelje kushtetuese.

“Më 23 tetor 2026, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi Aktgjykimin mbi Kërkesën Referuese të paraqitur nga Pjetër Shala, me të cilin i deklaroi një pjesë të ankesave të tij të papranueshme, ndërsa për pjesën tjetër konstatoi se nuk kishte pasur asnjë shkelje të Kushtetutës së Kosovës, të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, apo të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Shala kishte kundërshtuar disa aspekte të procesit gjyqësor, përfshirë kohën e kaluar nga veprat e përfshira në aktakuzë deri në gjykim, përdorimin e deklaratave të dhëna më herët pa përfaqësues ligjor, bazën ligjore të dënimit dhe përmbajtjen e akuzave.

Lidhur me kohën e kaluar deri në gjykim, Shala pretendonte se kjo kishte ndikuar në drejtësinë e procesit penal. Dhoma Kushtetuese konstatoi se disa pjesë të ankesës ishin të papranueshme, pasi nuk ishin shteruar mjetet juridike në dispozicion. Për pjesën tjetër, ajo vlerësoi se procesi, në tërësi, kishte qenë i drejtë dhe joarbitrar.

Një tjetër ankesë kishte të bënte me deklaratat që Shala u kishte dhënë më herët Tribunalit Penal për Ish-Jugosllavinë dhe Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës, kur ishte marrë në pyetje si i dyshuar pa përfaqësues ligjor.

Sipas Dhomës Kushtetuese, Shala kishte pasur mundësi t’i kundërshtonte deklaratat dhe përdorimin e tyre në gjykim. Në njoftim thuhet se njëra prej deklaratave nuk ishte përdorur në gjykim, ndërsa të tjerat nuk kishin qenë vendimtare për shpalljen e tij fajtor.

Shala kishte pretenduar gjithashtu se ndërmarrja kriminale e përbashkët si formë e përgjegjësisë penale dhe krimi i luftës i ndalimit arbitrar në një konflikt të armatosur jondërkombëtar nuk kishin qenë të përcaktuara mjaftueshëm qartë në kohën përkatëse.

Për këtë çështje, Dhoma Kushtetuese konstatoi se të dyja kishin bazë në të drejtën zakonore ndërkombëtare në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat. Sipas saj, burimet ligjore përkatëse ishin të disponueshme para kryerjes së veprave dhe ishte e parashikueshme që Shala mund të mbahej penalisht përgjegjës mbi këto baza.

Në ankesën e tij, Shala kishte kundërshtuar edhe përmbajtjen e aktakuzës, duke pretenduar se nuk identifikoheshin mjaftueshëm anëtarët e ndërmarrjes kriminale të përbashkët dhe nuk specifikoheshin numri dhe identiteti i viktimave.

Dhoma Kushtetuese konstatoi se informacionet në aktakuzë ishin të mjaftueshme për ta njoftuar për akuzat dhe për t’i mundësuar përgatitjen e mbrojtjes. Sipas njoftimit, Shala kishte marrë hollësi të mëtejshme për numrin dhe identitetin e viktimave para fillimit të gjykimit.

Ai kishte kundërshtuar edhe zbatimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përcaktimin e dënimit, duke pretenduar se duhej të zbatoheshin ligjet që ishin në fuqi në Kosovë në kohën përkatëse. Po ashtu, kishte pretenduar se dënimi ishte i tepruar në krahasim me rastet e ngjashme.

Për pretendimin lidhur me barazinë para ligjit dhe tepricën e dënimit, Dhoma Kushtetuese vendosi se ankesa ishte e papranueshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike. Ndërsa për ligjin e zbatueshëm, ajo tha se Ligji nr. 05/L-053 përcakton kornizën ligjore për dënimet në Dhomat e Specializuara dhe se panelet penale nuk janë të detyruara të zbatojnë ligje të tjera të Kosovës për dënimet për krime ndërkombëtare, por vetëm t’i marrin ato parasysh.

kushtetuesekishtedhoma

Të ngjashme

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali - thotë Prokuroria

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali - thotë Prokuroria

12:41
Avokatja e Arlindës kishte dorëzuar ankesë disiplinore ndaj prokurores, thotë se shteti e vrau

Avokatja e Arlindës kishte dorëzuar ankesë disiplinore ndaj prokurores, thotë se shteti e vrau

09:28

Më shumë nga Lajme

  • 12:56Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale
  • 12:3867 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010
  • 12:33Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë
  • 12:25Vajza e axhës së viktimës në Pejë: Ajo ka shku ta marrë djalin te familja e burrit dhe aty ka plas belaja
  • 12:16Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport të detajuar për vrasjen e gruas në Pejë: Përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar