Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) ka njoftuar se deri në orën 20:00 ka regjistruar mbi 300 raportime për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve në Serbi.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e saj, ndër problemet kryesore të raportuara janë parregullsitë në organizimin e votimit jashtë qendrave të votimit, rastet e votimit pa paraqitur letërnjoftimin, fotografimi i përsëritur i fletëvotimeve, si dhe votimi familjar ose në grup.