Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tronditet Peja nga vrasja e Arlinda Zekajt, kunati i dyshuar ende në arrati

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 08:18
Tronditet Peja nga vrasja e Arlinda Zekajt, kunati i dyshuar ende në arrati

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ndodhet ende në arrati. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm, pas rastit të rëndë që tronditi këtë zonë.

Arlinda Zekaj është gjetur pa shenja jete të dielën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, vetëm pak orë pasi ishte raportuar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje. Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar, ndërsa ishte arrestuar dhe intervistuar edhe bashkëshorti i saj, i cili dyshohej për këtë rast.

Bazuar në informacionet e policisë, bashkëshorti i viktimës ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa gruaja, me vullnetin e saj, ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë.

Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se gruaja ishte gjetur pa shenja jete.

Sipas të dhënave fillestare të policisë, dyshohet se vdekja e saj është shkaktuar nga goditjet me një mjet të fortë.

Ndërkohë, lidhur me rastin e vrasjes, si i dyshuar është identifikuar një person që dyshohet se është kunati i viktimës, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

arlindaarratizekajt

Të ngjashme

Osmani pas rastit të Arlinda Zekajt: Kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën

Osmani pas rastit të Arlinda Zekajt: Kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën

09:21
Bajrami për vrasjen e Arlinda Zekajt: S’ka më justifikime, nga i pari te i fundit duhet të japin përgjegjësi

Bajrami për vrasjen e Arlinda Zekajt: S’ka më justifikime, nga i pari te i fundit duhet të japin përgjegjësi

08:53
“Arlinda kërkoi të jetonte”, Abdixhiku kërkon llogari nga institucionet

“Arlinda kërkoi të jetonte”, Abdixhiku kërkon llogari nga institucionet

08:42
Kompania ku punonte Arlinda shpreh dhimbje për humbjen e saj: Do mbetesh në kujtimet tona

Kompania ku punonte Arlinda shpreh dhimbje për humbjen e saj: Do mbetesh në kujtimet tona

08:29

Më shumë nga Lajme

  • 09:22Rasti në Pejë, Haradinaj: Organet kompetente të japin përgjegjësi për çdo neglizhencë
  • 08:45Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave
  • 08:36Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
  • 08:18Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
  • 08:13Rama fton sërish studentët për dialog, kësaj here me një tavolinë prej guri