Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar ashpër institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna.
Gjini ka veçuar fjalinë e shkruar nga Arlinda Zekaj: “Uroj që të mos jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, duke e cilësuar atë si një testament që dëshmon se viktima e kishte kuptuar rrezikun me të cilin përballej.
“Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd. Këtu po flasim për një shtet që thjesht nuk ekziston për njerëzit e vet”, ka shkruar Gjini.




