Pas më tepër se katër orësh, vatra masive e zjarrit në Margëlliç të Shqipërisë, është shuar me ndërhyrjen e një avioni air traktor.
Zjarri iu afrua shtëpive, puseve të naftës dhe përfshiu varrezat e fshatit por ndërhyrja e zjarrfikësve ndaloi përparimin e flakëve deri ne mbërritjen e avionit zjarrfikës.
Dëme janë shkaktuar në ullishte dhe gjithashtu edhe një pjesë e pyllit është djegur, kurse shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar./TCh

