Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vdes foshnja njëvjeçare – Spitali i Pejës del me detaje: Kishte të vjellura e çrregullime të vetëdijes

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 10:09
Vdes foshnja njëvjeçare – Spitali i Pejës del me detaje: Kishte të vjellura e çrregullime të vetëdijes

Një foshnje rreth 1 vjeç e gjysmë ka vdekur në Spitalin e Pejës. Për këtë rast, është deklaruar vetë Spitali i Pejës, nga ku kanë dhënë detaje të reja për vdekjen e fëmijës.

Sipas njoftimit të tyre, L. Gashi fillimisht u pranua në spital në orën 22:15 të datës 5 nëntor 2025 nga mjeku kujdestar, me ankesa për të vjella.

Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është liruar me rekomandimin që të përcillet nga afër dhe, në rast nevoje, të rikthehet për kontroll shtesë.

Në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjell sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje.

Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve.

Pavarësisht masave reanimatore të marra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50.

Në përputhje me procedurat ligjore dhe protokollet standarde, Spitali i përgjithshëm në Pejë ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, në orën 09:13, si edhe organet kompetente për zhvillimin e hetimeve sipas ligjit.

Pejëspitali

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës