Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e profesorit: Kurti rikujton takimin e fundit me Eqrem Kryeziun

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 13:43
Vdekja e profesorit: Kurti rikujton takimin e fundit me Eqrem Kryeziun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit, Eqrem Kryeziu, njëherësh njëri nga figurat më historike të LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti rikujtoi herën e fundit që ishte takuar me të ndjerin.

“Herën e fundit që u takuam në shtëpinë e tij në Prizren, ishte nga fundi i dhjetorit të vitit 2025. Diskutuam shtruar e këndshëm për atë çka qenë dhe si është Kosova. Vullneti njerëzor dhe kthjelltësia mendore ia tretnin çdo vështirësi shëndetësore. Si ngahera, e kishte të pamundur të thoshte fjali të rëndomta; një lloj mendimi të thellë dhe të qartë njëkohësisht e kishte për standard bisede”, ka shkruar Kurti.

Përveç tjerash, Kurti tha se Kryeziu, përpos si  politikan përherë në shërbim të Prizrenit, sipas tij, ai zhvilloi një karrierë të gjatë e dha një kontribut të madh në arsim dhe akademi, si profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës.

“Ish-kryetari i Prizrenit, deputeti nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i takon një gjenerate dhe një kohe kur të merreshe me politikë nënkuptonte të angazhoheshe vazhdimisht, me gjithçka e për çdo gjë. Libri i tij që ma dhuroi më pas “Poetika e Zef Skiroit” është i jashtëzakonshëm. U prehtë në paqe!”.

kurtifunditeqrem

Të ngjashme

Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

13:55
Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

08:10
Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21:42
Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit

Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit

21:17

Më shumë nga Lajme

  • 15:18Dy senatorët amerikanë Durbin dhe Shaheen të hënën vizitojnë Kosovën
  • 15:17Shtetasi i Kosovës kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi
  • 15:15Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje
  • 15:14Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së
  • 14:00Foto e rrallë: Helikopteri britanik Chinook duke u ulur në urë teksa Gurkhat hynin në Kosovë në vitin ’99