Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nufi: Isa Boletini, simbol i qëndresës kombëtare

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 20:04
Nufi: Isa Boletini, simbol i qëndresës kombëtare

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi ka nderuar figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e tij në lëvizjen kombëtare dhe në organizimin e forcave të para të mbrojtjes së shtetit shqiptar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Nufi e cilëson Boletinin si simbol të qëndresës kombëtare, luftëtar të lirisë dhe përkrahës të Ismail Qemalit.

Nufi thekson se në rrugëtimin historik të vitit 1912, Isa Boletini përfaqësonte Kosovën dhe aspiratën për liri të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre në Ballkan.

Sipas Nufit, kontributi i tij vijoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë, përmes organizimit të forcave të armatosura në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës dhe rolit në krijimin e Gardës së parë Kombëtare.

“Nëse Ismail Qemali mishëron vizionin politik dhe urtësinë diplomatike të themelimit të shtetit shqiptar, Isa Boletini mishëron forcën, guximin dhe sakrificën e atyre që luftuan për ta bërë të mundur atë”, thuhet në mesazh.

Ministri i Mbrojtjes thekson se Isa Boletini mbetet një prej figurave themelore të historisë ushtarake shqiptare, duke përfaqësuar vlerat e nderit, besës, trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“Sepse Pavarësia u shpall në Vlorë, por për të ishte luftuar në mbarë trojet shqiptare. Lavdi atyre që luftuan për lirinë e kombit! Gëzuar 28 Nëntorin!”, përfundon mesazhi.

nufiboletinikombëtare

Të ngjashme

Festë, bashkim dhe krenari kombëtare, Burim Ramadani shënon 28 Nëntorin në Elbasan

Festë, bashkim dhe krenari kombëtare, Burim Ramadani shënon 28 Nëntorin në Elbasan

16:11
Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

12:23
Guardiola e konfirmon: Synimi im i radhës është ta drejtoj një kombëtare

Guardiola e konfirmon: Synimi im i radhës është ta drejtoj një kombëtare

22:49

Më shumë nga Lajme

  • 19:30Pas kthimit nga Vlora, Kurti bën homazhe në Prekaz
  • 19:09Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë
  • 19:08Përplasen dy avionë në aeroportin e Uashingtonit
  • 19:07E trishtë në Tiranë: 7-vjeçari humb jetën pasi e zë porta e banesës
  • 19:06Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë