Orfe Çeku, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Agim Çeku, ka shkruar një ese me temën “Nëntori i UÇK-së.
Në këtë ese, Orfeu trajton rëndësinë historike të muajit nëntor për shqiptarët, duke veçuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997.
Eseja është vlerësuar lart nga profesori i tij, ku përveç notës 5, profesori i tij i ka shkruar edhe një koment përgëzues, duke e vlerësuar trashëgiminë familjare dhe mënyrën se si Orfeu nderon kujtimin e dëshmorëve dhe sakrificën e tyre.






