Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, e 15-ta humanitare për të paraburgosurit e Speciales

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 20:28
Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, e 15-ta humanitare për të paraburgosurit e Speciales

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në informimin javor për media, DHSK-ja ka bërë të ditur se Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë të shtunën, më 21 nëntor 2026, pas vizitës në Kosovë, e cila ishte miratuar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare.

Sipas gjykatës, vizita ishte realizuar në bazë të rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, e cila mundëson miratimin e vizitave humanitare në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

DHSK-ja ka theksuar se kjo ishte vizita e 15-të e këtij lloji nga një i paraburgosur në Kosovë, e miratuar për arsye humanitare dhe e organizuar nga vetë gjykata.

Ndërkohë, më 24 nëntor, Trupi Gjykues urdhëroi publikimin e versioneve me më pak redaktime të transkripteve që përfshijnë dëshmitë e nëntë dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme për publikimin e dëshmive të 67 dëshmitarëve, të cilat fillimisht ishin mbajtur konfidenciale.

Sipas Dhomave të Specializuara, këto vendime dëshmojnë për karakterin publik të procesit gjyqësor dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës, duke ruajtur njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.

Gjykata ka bërë të ditur se shumica e dëshmitarëve në procesin gjyqësor kanë dëshmuar tërësisht ose kryesisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi pa masa mbrojtëse.

Në fund, DHSK-ja ka njoftuar se të premten e kaluar ka hapur dyert për publikun në kuadër të Javës së Drejtësisë në Hagë. Gjatë këtij aktiviteti, vizitorëve u është ofruar mundësia të njihen nga afër me hapësirat publike të gjykatës dhe të marrin informacione për mandatin dhe punën e saj

humanitarevizitajakup

Të ngjashme

Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit

Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit

15:22
16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

13:44
Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?

Kush kishte të drejtë ta takojë Jakup Krasniqin në 4 ditët e qëndrimit në Kosovë?

17:46
Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup Krasniqit

Kjo është gjendja shëndetësore e gruas së Jakup Krasniqit

17:38

Më shumë nga Lajme

  • 20:33Prekazi bashkoi shqiptarët nga të gjitha viset në nderim të familjes Jashari
  • 20:29Tërmet i fortë godet këtë shtet
  • 20:27Begaj me mesazh për 28 Nëntorin: Protestë edhe sot, por dhuna nuk është zgjidhja
  • 20:24“Nëntori i UÇK-së”, eseja e djalit të Agim Çekut vlerësohet lart nga profesori: E përjetshme mbetet lufta dhe lavdia e UÇK-së
  • 20:04Nufi: Isa Boletini, simbol i qëndresës kombëtare