Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ishin të parët që dolën për herë të parë publikisht para opinionit publik në Nëntor të vitit 1997-të.
Me 28 Nëntor dalja e parë e UÇK-së u bë në varrimin e mësuesit Halit Geci, transmeton GazetaDemos.
Ish-komandanti Sabit Geci bashkë me gruan e tij treguan për emocionet e tyre lidhur me daljen e parë të UÇK-së.
Ata folën për kohën kur i pritën në shtëpi Adem Jasharin, Daut Haradinajn, Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin e ushtarët tjerë.




