Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Alarm nga AUV, zbulohen baktere në mishin e bluar “Qobani” dhe përshutën e gjedhit

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 17:39
Alarm nga AUV, zbulohen baktere në mishin e bluar “Qobani” dhe përshutën e gjedhit


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të mishit të bluar Premium “Qobani” dhe përshutës së gjedhit, të tregtuara nga rrjeti i marketeve VIVA FRESH, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar baktere në këto produkte.

Sipas njoftimit të AUV-së, gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në objektin e përpunimit të mishit të kompanisë VIVA FRESH SH.P.K., në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës, janë konstatuar mospërputhje me kriteret mikrobiologjike në dy produkte.

Në mishin e bluar Premium “Qobani”, me lotin nr. 13112147, është konstatuar tejkalim i vlerave referuese për bakterin Escherichia coli. Në tri nga pesë njësitë e testuara është regjistruar prania e këtij bakteri, me vlerën më të lartë prej 153 CFU/g.

Ndërkaq, në përshutën e gjedhit, me lotin nr. 1211695, analizat kanë konfirmuar praninë e bakterit Listeria monocytogenes, i cili nuk lejohet të jetë i pranishëm në 25 gramë të produktit.

Si pasojë e këtyre gjetjeve, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të produkteve nga tregu. Deri më tani janë tërhequr dhe izoluar 35.7 kilogramë mish i bluar dhe 37.5 kilogramë përshutë gjedhi, në total 73.2 kilogramë, të cilat do të asgjësohen nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinarë.

Sipas dokumentacionit të inspektimit, furnizues të lëndës së parë për mishin e bluar janë Delta M dhe Buquku nga Peja, ndërsa për përshutën e gjedhit furnizues ka qenë Delta M.

AUV u ka bërë thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktet me numrat e loteve të përmendura që të mos i konsumojnë ato dhe t’i kthejnë në pikat përkatëse të shitjes.

Ndërkohë, kontrollet e mëtejshme do të shtrihen përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit

bluargjedhitmishin

Më shumë nga Lajme

  • 17:46Murati për daljen e UÇK-së pa maska: Data nuk ishte rastësi, shpresohej për bashkim kombëtar
  • 17:43Në Smirë të Vitisë zbulohet shtatorja e ‘Nuses Dardane’
  • 17:39IKKL zgjeron bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë
  • 17:17Protestat e dhunshme në Shqipëri, arrestohen 10 persona
  • 17:06Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni