Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

IKKL zgjeron bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 17:39
IKKL zgjeron bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, realizoi vizitë zyrtare në Tiranë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe identifikimit të burimeve të reja me rëndësi për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Hetemi u takua me përfaqësuesit e këtij institucioni, me të cilët diskutoi për mundësinë e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje ndërinstitucionale. Vëmendje e veçantë iu kushtua kërkesës së IKKL-së për sigurimin e materialeve arkivore që ruhen në Autoritet dhe që dokumentojnë represionin sistematik, përndjekjet, dhunën dhe krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Këto materiale kanë rëndësi të veçantë për hulumtimin e rrethanave historike, politike dhe shoqërore që çuan deri te lufta e fundit në Kosovë.

Në kuadër të vizitës, Hetemi zhvilloi takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekzistues dhe sigurimin e dokumentacionit të ri arkivor që ndërlidhet me luftën në Kosovë dhe periudhën që i parapriu asaj.

Drejtori Ekzekutiv zhvilloi gjithashtu takim me zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Kevin Bufi, i cili vlerësoi punën e deritanishme të IKKL-së dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur Institutin, veçanërisht në promovimin ndërkombëtar të fakteve dhe dëshmive mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

shqipërisëkosovëikkl

Të ngjashme

Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni

Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni

17:06
Ngritet flamuri, krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen në Vlorë për 28 Nëntorin

Ngritet flamuri, krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen në Vlorë për 28 Nëntorin

10:38
Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët

13:24
Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë keni institucione

Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë keni institucione

11:34

Më shumë nga Lajme

  • 17:46Murati për daljen e UÇK-së pa maska: Data nuk ishte rastësi, shpresohej për bashkim kombëtar
  • 17:43Në Smirë të Vitisë zbulohet shtatorja e ‘Nuses Dardane’
  • 17:39Alarm nga AUV, zbulohen baktere në mishin e bluar “Qobani” dhe përshutën e gjedhit
  • 17:17Protestat e dhunshme në Shqipëri, arrestohen 10 persona
  • 16:51Gazetari Valon Syla propozon që të hetohet AUV-i: Me e pa a është institucion haraçi apo i mbrojtjes