Të dielën e javës që shkoi, qytetarët iu drejtuan kutive të votimet për herë të dytë brenda këtij viti. Kësaj here, ata vendosën se kush do të udhëheqë me qytetet ku ata jetojnë për katër vitet e ardhshme. Megjithatë, në disa prej komunave, vota e qytetarëve s’mjaftoi për të shpallur fituesin që në raundin e parë, duke bërë kështu që pas një muaji, ata të votojnë sërish për balotazh.
Në orën 19 të së dielës, me tu mbyllur kutitë e votimit për qytetarët, ato u hapën sërish për komisionarët, kësaj radhe për të numëruar votat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk vonoi shumë, dhe filloi me publikimin e rezultateve nga vendvotimet.
Për këtë, sot, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se po këtë ditë, të dielën pra, në 2mijë e 571 vendvotime të rregullta është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Por, për dallim nga votat në vendvotime, ka edhe vota të tjera që ende s’janë në proces të numërimit.
Bëhet fjalë për ato me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, si dhe, i votave nga jashtë Kosovës.
Për këtë, KQZ ka bërë të ditur se numërimi i tyre do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundon procesi në Qendra Komunale të Numërimit.
Nga KQZ po ashtu është bërë e ditur se sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, janë 2,119 zarfe me fletëvotime.
