Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit: Një njeri i zakonshëm nuk mund ta ketë atë buzëqeshje pas atij vendimi

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 15:14
Vajza e Jakup Krasniqit: Një njeri i zakonshëm nuk mund ta ketë atë buzëqeshje pas atij vendimi

Një ditë pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, familjarë të tyre janë deklaruar lidhur me zhgënjimet që kanë përjetuar nga mungesa e drejtësisë.  

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, foli ekskluzivisht për Top Channel, ku në një intervistë ajo shprehet se Gjykata Speciale është ‘gatuar’ në Beograd dhe se i ati i saj ka qenë gjithmonë kundër, gjë që sipas saj ka ndikuar dhe në masën e ashpër.

“Shpresonim që do ishte një vendim lirues, megjithatë duke patur mënyrën se si është arrestuar babi dhe mënyra se si është zhvilluar procesi në atë gjykatë, në mënyrë aq të padrejtë, kmi qenë duke pritur një vendim që do t’i shpallte fajtor. As që e kishim paramenduar një dënim kaq të madh. Duke pasur parasysh komandantë aq të mëdhenj të Serbisë që kanë bërë krime dhe gjenocide në Ballkan, kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta.

Është një e vërtetë e pamohueshme që Gjykata Speciale është formuar në parlamentin e Kosovës, por në fakt është gatuar në Beograd dhe me mbështetësit e tyre. Mendoj se këtu vjen natyrshëm shpjegimi pse u dha një dënim mizor dhe kaq i madh për krerët e UÇK-së.

Në kohën kur është votuar Gjykata Speciale, babi nuk ka qenë fare pjesë aktive e politikës, pavarësisht disa videove që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe kanë më tepër qëllim propagandistik. Mbaj mend që në atë periudhë, ndër zërat që e kanë kundërshtuar vendimin për Gjykatën Speciale ka qenë vetë babi. Mendoj se themelimi i saj ka qenë i domosdoshëm.

Ai ka qenë absolutisht kundër. Dje po bisedonim në Zoom dhe na tha se një ndër arsyet pse mori një dënim kaq të madh ishte sepse ishte kundër themelimit të kësaj Gjykate. Babi nuk ka qenë fare pjesë aktive e politikës kur është themeluar Gjykata Speciale.

Është njeri i jashtëzakonshëm, sepse një njeri i zakonshëm nuk mund ta ketë atë krenari, atë buzëqeshje, atë qëndrim, pavarësisht një jete të mbushur me sakrifica.

Mesazhi që na dha familjarëve ishte që s’i ka bërë asnjë njeriu keq. Unë dua që ju të jeni rehat, siç jam edhe unë. Unë kam luftuar për vendimin tim dhe dënimin e kam marrë prej akuzave të Serbisë.

Kur u hap kamera dhe pamë babin, ai ishte shumë i buzëqeshur. Sa i fortë duhet të jesh të kesh atë krenari dhe të mos e ndjesh peshën e atij dënimi? Ne jemi të dërrmuar, por s’ja lejojmë vetes të jemi të thyer, sepse kemi përballë një luftë që s’ka mbaruar ende”, tha ndër të tjera Gresa Krasniqi.


qenëkanëvajza

Të ngjashme

Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

14:45
Bosch: Presidenti i ri i Kosovës, mbase mund t’i falë të dënuarit nga Specialja

Bosch: Presidenti i ri i Kosovës, mbase mund t’i falë të dënuarit nga Specialja

18:15
Bieber: Studiuesit e kanë parë UÇK’në si strukturë të decentralizuar, aktgjykimi s’e përmbysë këtë interpretim

Bieber: Studiuesit e kanë parë UÇK’në si strukturë të decentralizuar, aktgjykimi s’e përmbysë këtë interpretim

17:21
“Jam shumë falënderues që më kanë dëgjuar” – Nasim Haradinaj flet për protestën pas aktgjykimit në Hagë

“Jam shumë falënderues që më kanë dëgjuar” – Nasim Haradinaj flet për protestën pas aktgjykimit në Hagë

16:10

Më shumë nga Lajme

  • 17:38Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme
  • 17:06Çitaku: Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, “fëmijët e lirisë”
  • 17:05​BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për Specialen: Ajo jep drejtësi të paanshme
  • 17:03Ambasada e SHBA paralajmëron për të dytën herë brenda ditës shtetasit e saj për protestat: Evitoni turmat, mund të eskalojnë shpejt
  • 16:53Pamje emocionuese: Vëllai i Hashim Thaçit s'mundi ta mbajë mërzinë në protestën ku kërkohej drejtësi për ish-krerët në Hagë