Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar intervistimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nga Prokuroria Speciale, duke thënë se ky proces mund ta ndihmojë atë të ngritet politikisht dhe të bëhet lider i opozitës.
I ftuar në emisionin “Pressing”, Rexhaj ka deklaruar se dyshon që zhvillimet rreth intervistimit të Ramës mund ta shndërrojnë atë në një figurë udhëheqëse të opozitës.
“Dyshoj që kjo ka me e bë lider të opozitës Përparim Ramën. Të përndjekurit politikë rriten”, ka thënë Rexhaj.
