Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Këtë situatë, ai e ka ndërlidhur me mungesën e uniformave dhe kapleve për zyrtarët policorë, duke përmendur edhe problem tjera brenda forcave të rendit.
“Ministri Sveçla duhet të ecë n’shpi, boll u dëmtua Policia! As kapele nuk janë në gjendje t’i sigurojnë, as gomat e dimrit për veturat e Policisë, as uniforma të mjaftueshme, as pajisjet bazike për policët, as pagat shtesë nuk i marrin pa e paditur MPB-në nëpër Gjykata. Mos të flasim për Sigurimin Shëndetësor, transportine organizuar, shujtat e organizuara - këto as që janë në ‘rend dite’.”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.




