Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 21:35
Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme për sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se deputetë, profesorë universitarë, studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkuan konsensus nacional që të përkthehet në një Pakt Kombëtar për Arsimin, rishikimin e formulës së financimit dhe rritjen e buxhetit për arsim.

“Reforma nuk mjafton. Arsimit në Kosovë i duhet një transformim rrënjësor, duke nisur nga edukimi i hershëm dhe në çdo nivel të arsimit parauniversitar”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë diskutimeve u theksua nevoja që tryeza të shërbejë si një platformë e hapur dialogu, në funksion të ndërtimit të Paktit Kombëtar për Arsimin. Pjesëmarrësit ngritën shqetësime për gjendjen e arsimit, duke e cilësuar atë alarmante dhe duke kërkuar një vizion të qartë për sistemin arsimor dhe shoqërinë që Kosova synon të ndërtojë.

Rezultatet e dobëta në testin PISA u përmendën si një tregues shqetësues, ndërsa u shpreh vlerësimi se gjendja po përkeqësohet. Në këtë drejtim, u theksua se ndërhyrjet duhet të nisin nga edukimi i hershëm dhe të shtrihen në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ndër prioritetet e diskutuara ishin investimet në infrastrukturën arsimore, shtimi i hapësirave për çerdhe dhe krijimi i kushteve për mësim tërëditor në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua për rishikimin e plotë të kurrikulës shkollore dhe përshtatjen e teksteve mësimore me të, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe rritjen e pagave. Fokus i veçantë iu kushtua forcimit të aftësive në lexim, matematikë dhe shkenca, si dhe digjitalizimit të arsimit.

Hoxhaj ka theksuar se konsensusi nacional, financimi dhe rritja e buxhetit janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet transformimi i arsimit dhe e ardhmja e fëmijëve.

arsimithoxhajduhet

Të ngjashme

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

17:24
Tahiri: Ish-zv/kryeprokurori i Speciales duhet të tregoj mbi cfarë baze i krahason krerët e UÇK-së me Mladiqin

Tahiri: Ish-zv/kryeprokurori i Speciales duhet të tregoj mbi cfarë baze i krahason krerët e UÇK-së me Mladiqin

16:16
Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike

20:37
Studentët nuk lejojnë bashkimin e protestuesve të PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Studentët nuk lejojnë bashkimin e protestuesve të PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

14:48

Më shumë nga Lajme

  • 22:18Veliaj pretendon se iu kërkua t’ia delegojë Bashkinë e Tiranës – Arbër Hajdarit
  • 22:12Ahmeti kritikon politikat ekonomike të Qeverisë: Po blejnë qetësi sociale afatshkurtër dhe po e thellojnë inflacionin
  • 22:02Latifi: Fajin e kanë ata që e quajnë veten opozitë e sillen si pozitë, Kurti është në pushtet, por sillet si opozitë
  • 22:02Pas vrasjeve të fundit në Kosovë, Ramabaja: Fenomene që i ndodhin secilit vend, edhe Zvicrës
  • 21:48Olluri kritikon Sveçlën: Policia s’ka kapela për diplomimin e policëve të rinj, jep dorëheqje – je dështak