Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Studentët nuk lejojnë bashkimin e protestuesve të PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 14:48
Studentët nuk lejojnë bashkimin e protestuesve të PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit nuk kanë mirëpritur protestuesit e Partisë Demokratike dhe nuk kanë lejuar bashkimin e tyre me protestën studentore.

Në Tiranë po zhvillohen këtë të shtunë, 31 tetor, dy protesta kombëtare: njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Protesta studentore vijon prej 19 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave të tyre përpara nisjes së negociatave.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka organizuar protestën e saj të dytë kombëtare, në mbështetje të studentëve, me protestuesit që pritet të marshojnë drejt bulevardit.

Sipas raportimeve nga terreni, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, studentët nuk kanë pranuar që protestuesit e PD-së t’u bashkohen në protestën para Ministrisë së Arsimit.“Situata është e qetë për momentin. Në orën 12:00 studentët dhe pedagogët do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve do të mblidhen para Kryeministrisë. Bëhet fjalë që kjo pjesë do të mblidhet në orën 14:00”, u shpreh gazetarja.

Ndërkohë, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e Partisë Demokratike, gazetarja Anisa Kadesha raportoi se kjo forcë politike ka thirrur protestën e dytë kombëtare në mbështetje të studentëve, të cilët shënojnë ditën e 19-të të protestës së tyre.

Sipas gazetares, PD do të angazhohet në mbrojtje të kauzës së saj, duke marshuar drejt bulevardit. Gjithashtu, pritet që protestuesit e Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.“Partia Demokratike ka thirrur protestën e dytë kombëtare sot, në mbështetje të protestës studentore, e cila shënon dhe ditën e 19-të të saj. Sipas PD-së, kjo forcë politike do të angazhohet në mbrojtje të kauzës së saj, duke marshuar drejt bulevardit. Pritet që protestuesit e PD-së t’i bashkohen edhe protestës studentore te Ministria e Arsimit”, u shpreh gazetarja.

protestënministrisëarsimit

Të ngjashme

Tym i zi para Ministrisë së Drejtësisë – protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Tym i zi para Ministrisë së Drejtësisë – protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

16:46
Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë

Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë

17:02
Hidhet gaz para Ministrisë së Drejtësisë, policia në gjendje gadishmërie

Hidhet gaz para Ministrisë së Drejtësisë, policia në gjendje gadishmërie

16:40

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:59Rama këmbëngul për dialog, u kërkon studentëve të ulen në tryezën e bisedimeve
  • 17:13“Janë identifikuar personat e maskuar në protestë”/ Kreu i Policisë së Shtetit: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme
  • 15:02“Trupi më dhemb, mendja, shpirti” , flet e burgosura që u mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse
  • 21:38VIDEO/ Me grushte e karrige, sherr i madh mes deputetëve në parlamentin e Armenisë
  • 20:47Franca në gatishmëri për protestat e 31 tetorit, 70 mijë efektivë policie në terren