Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

“Janë identifikuar personat e maskuar në protestë”/ Kreu i Policisë së Shtetit: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 17:13
“Janë identifikuar personat e maskuar në protestë”/ Kreu i Policisë së Shtetit: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme

Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit, kështu raportoi kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. 

Ai deklaroi se materialet për personat e identifikuar i janë referuar Prokurorisë. Sipas tij, personat e dyshuar janë identifikuar pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve të dhunës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, pavarësisht se janë munduar të fshehin identitetin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë”, deklaroi Hita.

Gjatë komunikimit të tij, Hita iu drejtua edhe prindërve, duke u kërkuar të tregojnë kujdes dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të mitur në protesta ku mund të ushtrohet dhunë. Ai u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat që përfshihen në veprime të tilla.

“Dhuna nuk justifikohet dhe as do të mbrohet në emër të kësaj të drejte”, u shpreh Hita.

Në fund, ai iu drejtua edhe përfaqësuesve të medias, duke vlerësuar rolin e gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve gjatë protestave.

“Si pasojë e akteve të dhunshme, 201 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë përmbushjes së detyrës së tyre për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe ushtrimit të lirë të së drejtës për tubim paqësor. Krahas veprimeve procedurale të kryera në vijimësi, strukturat e Hetimit të Krimit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, kanë intensifikuar punën për identifikimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private.

Nga këqyrja dhe analizimi i pamjeve filmike, deri më tani janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin përmes maskimit. Materialet procedurale në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Puna hetimore dhe analizimi i pamjeve filmike vijojnë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e plotë të çdo veprimi të dhunshëm të kryer gjatë dy javëve të fundit, përfshirë ato që kanë vënë në rrezik serioz jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve. Në këtë kontekst, dëshiroj të përsëris edhe një herë thirrjen time publike, në radhë të parë për prindërit, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në situata ku ushtrohet dhunë dhe rrezikohet siguria e tyre.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune, të shmangin qëndrimin pranë personave që ushtrojnë dhunë dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Policia e Shtetit është dhe mbetet e vendosur të garantojë të drejtën kushtetuese të tubimit dhe protestës paqësore, por njëkohësisht do të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit, ndaj cilitdo që përdor dhunën, rrezikon jetën e njerëzve apo dëmton pronën publike dhe private.

E drejta për të protestuar është e garantuar dhe duhet respektuar. Dhuna, nga ana tjetër, nuk mund të justifikohet dhe as të mbrohet në emër të kësaj të drejte.

Dëshiroj të ndalem veçanërisht edhe te marrëdhënia e Policisë së Shtetit me median, jo thjesht në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga organizatat e gazetarëve, por mbi të gjitha për të riafirmuar vlerësimin dhe respektin institucional për rolin dhe misionin e saj në një shoqëri demokratike. Gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët kryejnë një mision me interes publik, shpesh në rrethana të vështira dhe me rrezik të shtuar, ndaj e drejta e tyre për të ushtruar lirisht dhe në mënyrë të pavarur profesionin duhet të respektohet dhe të mbrohet.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të medias duhet të mbështetet në respektin e ndërsjellë, komunikimin e vazhdueshëm, transparencën dhe përgjegjësinë profesionale. Veçanërisht gjatë tubimeve dhe situatave që shoqërohen me tensione apo akte dhune, është e domosdoshme të forcohet koordinimi në terren, përmes një komunikimi të qartë dhe në kohë ndërmjet shërbimeve policore dhe përfaqësuesve të medias”, tha Hita.

identifikuarpersonatshtetit

Të ngjashme

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

13:59
QIKA: Maska e shtetit ra - Xhelal, jep dorëheqje!

QIKA: Maska e shtetit ra - Xhelal, jep dorëheqje!

16:23

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:02“Trupi më dhemb, mendja, shpirti” , flet e burgosura që u mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse
  • 21:38VIDEO/ Me grushte e karrige, sherr i madh mes deputetëve në parlamentin e Armenisë
  • 20:47Franca në gatishmëri për protestat e 31 tetorit, 70 mijë efektivë policie në terren
  • 19:37Sulmi rus me dron në një stacion treni ukrainas la të paktën 14 të vdekur, thonë zyrtarët
  • 19:33Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë