Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Ndërkombëtare

VIDEO/ Me grushte e karrige, sherr i madh mes deputetëve në parlamentin e Armenisë

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 21:38
VIDEO/ Me grushte e karrige, sherr i madh mes deputetëve në parlamentin e Armenisë

Një seancë parlamentar në Armeni ka përfunduar në një përleshje masive, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë shkëmbyer grushte, kanë hedhur karrige dhe kanë përmbysur tavolina.

Incidenti ndodhi gjatë seancës së së enjtes, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të sigurisë parlamentare.

Sipas mediave lokale, disa deputetë mbetën të plagosur, ndërsa në ndërtesën e Parlamentit u thirr edhe një ambulancë.

An Armenian parliament session turned into a brawl between deputies Lawmakers in Armenia engaged in an all-out brawl in the middle of a parliamentary session between representatives of the ruling party and the opposition. MPs even threw a chair at each other. https://t.co/qK96k3accn

— Visegrád 24 (@visegrad24) October 29, 2026

Përplasja shpërtheu mes përfaqësuesve të partisë në pushtet, Kontrata Civile, të kryeministrit Nikol Pashinyan, dhe grupit opozitar Armenia e Fortë.

Pamjet e publikuara tregojnë deputetët duke shtyrë dhe goditur njëri-tjetrin, ndërsa kolegët përpiqeshin të qetësonin situatën.

Në një moment, nënkryetari i Parlamentit, Vahagn Aleksanyan, u pa duke hedhur një karrige drejt opozitës.

Ndërkohë, deputeti i mazhorancës Taron Chahoyan i hodhi ujë deputetit opozitar Garnik Davtyan.

Gjithçka nisi gjatë diskutimeve për një emërim në Dhomën e Auditimit, institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e shpenzimeve publike.

Debati u përshkallëzua kur Chahoyan, duke iu përgjigjur akuzave për korrupsion, përmendi familjen e kreut të grupit opozitar, Narek Karapetyan.

Ky është incidenti i dytë i dhunshëm mes mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin armen brenda më pak se një muaji.

karrigegrushtevideo

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:47Franca në gatishmëri për protestat e 31 tetorit, 70 mijë efektivë policie në terren
  • 19:37Sulmi rus me dron në një stacion treni ukrainas la të paktën 14 të vdekur, thonë zyrtarët
  • 19:33Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë
  • 18:31Trump: Zgjedhjet në Brazil janë një turp për popullin brazilian
  • 11:43Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së hedhin sende drejt Ramës