Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Ndërkombëtare

Sulmi rus me dron në një stacion treni ukrainas la të paktën 14 të vdekur, thonë zyrtarët

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 19:37
Sulmi rus me dron në një stacion treni ukrainas la të paktën 14 të vdekur, thonë zyrtarët

Të paktën 14 persona janë vrarë pasi një dron rus me motor reaktiv goditi një platformë të mbushur me njerëz në stacionin kryesor hekurudhor në qytetin e Dnipros, në Ukrainën qendrore, bënë të ditur zyrtarë vendas, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Kreu i rajonit të Dnipropetrovskut, Oleksandr Hanzha, tha se të paktën 14 persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi, përfshirë një djalë 11-vjeçar.

Operatori shtetëror hekurudhor i Ukrainës, “Ukrzaliznytsia”, njoftoi se një tren pasagjerësh, që po nisej drejt qytetit jugor të Zaporizhzhias, ndodhej në një nga platformat në Dnipro në momentin e goditjes nga droni.

Ushtria ruse nuk ka bërë ndonjë koment publik. Ajo ka goditur vazhdimisht rrjetin e gjerë hekurudhor të Ukrainës, por Moska mohon se i ka vënë civilët në shënjestër qëllimisht.

Sipas kreut të operatorit hekurudhor, Oleksandr Pertsovsky, në Dnipro ishte shpallur një nivel i lartë kërcënimi përpara sulmit të së enjtes.

“Por, për fat të keq, në platformë kishte ende një numër të madh njerëzish” kur goditi droni, tha ai.

Kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi, duke shtuar se droni goditi një tren elektrik civil.

Pamjet nga shërbimet ukrainase të shpëtimit shfaqin një vrimë të madhe në platformë, ku shihen trupa të pajetë (të mjegulluar në pamje), pranë një treni të dëmtuar nga shpërthimi, me dritare të thyera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se “rusët përdorën një dron për të sulmuar një platformë ku ndodheshin një tren urban dhe një tren pasagjerësh”.

Ai bëri thirrje për sanksione të mëtejshme nga SHBA-ja, Evropa dhe G7-a ndaj Rusisë, si dhe përsëriti kritikat e tij lidhur me një marrëveshje të diskutueshme – të arritur më herët gjatë këtij muaji mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit – e cila lehtësoi disa sanksione ndaj Moskës, duke i lejuar SHBA-së të importojë naftë ruse (dizel).

Në një pjesë tjetër të Ukrainës, dy vajza 15-vjeçare humbën jetën gjatë një sulmi me raketa ruse në qendër të qytetit të Chernihivit, në veri të vendit, njoftoi kreu i rajonit, Vyacheslav Chaus. Ai shtoi se të paktën 25 persona të tjerë, përfshirë katër fëmijë, mbetën të plagosur.

Për ditën e premte është shpallur ditë zie në Chernihiv dhe Dnipro. Në qytetin e Kremenchukut, në rajonin qendror të Poltavës, tre persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dronë rusë, i cili goditi ndërtesa banimi dhe një shkollë, njoftoi kreu rajonal Vitaliy Diakivnych.

dronpaktënsulmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:47Franca në gatishmëri për protestat e 31 tetorit, 70 mijë efektivë policie në terren
  • 19:33Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë
  • 18:31Trump: Zgjedhjet në Brazil janë një turp për popullin brazilian
  • 11:43Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së hedhin sende drejt Ramës
  • 09:30Rama fton sërish studentët për dialog, vendos sofrën e gurtë para Kryeministrisë