Gazetari Parim Olluri ka kritikuar ministrin Xhelal Sveçla lidhur me mungesën e uniformave dhe kapelave për policët e rinj në ceremoninë e diplomimit.
Duke folur në emisionin “Pressing”, Olluri ka thënë se është e papranueshme që policët e rinj të mos kenë uniforma dhe kapela për ceremoninë e diplomimit, ndërsa ministri flet për reforma në polici.
“Ti ke dështu, o zotëri, që nuk ke kapelë për policin e ri. Ti je dështaku kryesor, jep dorëheqje”, ka deklaruar Olluri.
