Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmes të cilit Agron Bajraktari ishte zgjedhur rektor i këtij universiteti.

Ky vendim është marrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në universitet, pasi Këshilli Drejtues, përkundër kërkesave të vazhdueshme të Ministrisë, ka refuzuar për muaj të tërë të shqyrtojë opinionin e Zyrës Ligjore të MASh dhe të ushtrojë përgjegjësitë e veta për adresimin e shkeljeve të konstatuara.