Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027 do të jetë 4.27 miliardë euro.
Përmes një postimi, Gërvalla ka njoftuar se nga ky buxhet, 52.3 milionë euro janë ndarë për Ministrinë e Drejtësisë.
Ajo ka uruar që mjetet e ndara të shfrytëzohen për realizimin e projekteve dhe punëve në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.




