Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti paralajmëron rritje pagash për sektorin publik: Paga mesatare mbi 1 mijë euro në muaj

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 17:00
Kurti paralajmëron rritje pagash për sektorin publik: Paga mesatare mbi 1 mijë euro në muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

Sipas paralajmërimit të Kurtit, buxheti i vitit 2027 parasheh ndarjen e pagës së 13-të në pjesën e parë të vitit, ndërsa në pjesën e dytë do të realizohet rritja e pagave për punonjësit e sektorit publik.

“Njësoj sikurse sivjet, buxheti i 2027 parasheh edhe në vitin tjetër pagën e 13-të, dhe krahas saj edhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027. Pra, në pjesën e parë të vitit paga e 13-të, kurse në pjesën e dytë të vitit rritje e pagës për të gjithë nëpunësit që marrin pagë nga buxheti”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se buxheti i përgjithshëm për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa sipas tij, kjo shumë, e ndarë për rreth 85 mijë punonjës të sektorit publik, paraqet një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh.

“Kjo e çon buxhetin e pagave në 1 miliardë e 85 milionë euro, e që kur pjesëtohet me rreth 85 mijë punonjës të publikut, paga mesatare vjetore bruto rezulton mbi 12 mijë euro, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj, gjë që nënkupton edhe përmbushjen e njërit nga premtimet tona për mandatin e radhës qysh në vitin e ardhshëm”, ka thënë Kurti.

euromijëkurti

Të ngjashme

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027: 4.27 miliardë euro total, 200 milionë euro më shumë se në 2026-tën

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027: 4.27 miliardë euro total, 200 milionë euro më shumë se në 2026-tën

16:36
Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027

Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027

17:24
Kur do të jepet rroga e 13-të, tregon Kurti

Kur do të jepet rroga e 13-të, tregon Kurti

17:22
Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

17:19

Më shumë nga Lajme

  • 17:42Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese
  • 17:41Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind
  • 17:37Sërish protestohet në Prishtinë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi për Arlinda Zekaj
  • 17:24Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt
  • 17:16Kurti – ministrave: Zbatojeni programin e buxhetin pikë për pikë, do t’ju monitoroj secilin