Arbër Hajdari ka reaguar pas deklaratave të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e përmendi emrin e tij si një prej personave të përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje, duke i cilësuar deklaratat e Veliajt si thashetheme dhe fantazi.
Ai ka thënë se nuk ka lidhje me atë që e përshkroi si histori penale-politike, ndërsa ka theksuar se nuk ka pasur asnjëherë ambicie për t'u emëruar në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!


