Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në Suharekë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për përpunimin dhe paketimin e tyre.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 tetor 2026, rreth orës 18:00, ndërsa në veturë ndodheshin tre meshkuj kosovarë.

“Suharekë / 03.10.2026 – 18:00. Është ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: 25.86 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 0.83 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy peshore për matjen e substancave narkotike, një grinder për bluarjen e marihuanës, një brisk dhe 63 qese të vogla që shërbejnë për paketimin e narkotikëve. Po ashtu në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar: 3 telefona celularë dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.