Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vrasja për një vendparkim në Suharekë – Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 17:45
Vrasja për një vendparkim në Suharekë – Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Rr.H, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor 2026, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e ngarkon Hotin me dyshimet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi më 18 nëntor, rreth orës 12:03, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e automjeteve.

Rrahim Hoti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri të tipit “Sig Sauer” në drejtim të viktimës S.D., fillimisht përmes xhamit të automjetit dhe më pas edhe pasi kishte hapur dyert e tij.

Nga të shtënat me armë zjarri, sipas Prokurorisë, ishte rrezikuar edhe jeta e bashkëshortes së viktimës dhe vajzës së tyre të mitur, të cilat ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Pas plagosjes, viktima ishte dërguar fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ndërsa më pas ishte transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

U largua nga vendi i ngjarjes, policia ia sekuestroi armën dhe municionin

Pas të shtënave, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë ishte lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, zyrtarët policorë kishin gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale, dy karikatorë dhe 24 fishekë.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së tij, ishin gjetur edhe 47 fishekë të tjerë.

Prokuroria: Rrahim Hoti ishte dënuar më parë për vrasje në Zvicër

Një tjetër detaj i rëndësishëm i bërë publik nga Prokuroria lidhet me të kaluarën penale të të dyshuarit.

Sipas organit të akuzës, Rrahim Hoti rezulton të ketë qenë i dënuar më parë nga autoritetet zvicerane për veprën penale të vrasjes.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur që Hoti të qëndrojë në paraburgim për një muaj, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Caktimi i paraburgimit është masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit gjatë procedurës penale dhe nuk përbën vendim për fajësinë e tij.

suharekëvrasjagjykata

Të ngjashme

Prokuroria: Vrasja në Suharekë nisi për një parking, i dyshuari kishte qenë i dënuar për vrasje edhe në Zvicër

Prokuroria: Vrasja në Suharekë nisi për një parking, i dyshuari kishte qenë i dënuar për vrasje edhe në Zvicër

16:19
Vrasja në Suharekë, Prokuroia jep detaje: Viktima u vra në prani të gruas dhe vajzës së mitur

Vrasja në Suharekë, Prokuroia jep detaje: Viktima u vra në prani të gruas dhe vajzës së mitur

16:17
Djali i viktimës në Suharekë: Sot i jepet lamtumira e fundit babait  në varrezat e fshatit Vershec

Djali i viktimës në Suharekë: Sot i jepet lamtumira e fundit babait në varrezat e fshatit Vershec

13:44
Vrasja në Suharekë: Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit, gjen 47 fishekë dhe një shumë të parave

Vrasja në Suharekë: Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit, gjen 47 fishekë dhe një shumë të parave

09:42

Më shumë nga Lajme

  • 18:14Merz mbledh liderët në Berlin për Ukrainën, Rama takohet me kancelarin gjerman
  • 17:41Trump: Edhe ne e spiunojmë Kinën, madje më mirë se ata që na spiunojnë neve
  • 17:09Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona
  • 17:00Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
  • 16:59Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike