Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vrasja në Suharekë, Prokuroia jep detaje: Viktima u vra në prani të gruas dhe vajzës së mitur

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 16:17
Vrasja në Suharekë, Prokuroia jep detaje: Viktima u vra në prani të gruas dhe vajzës së mitur

Kanë dalur detaje të reja nga vrasja që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Suharëkës.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda gjatë ditës së somte  rreth orës 12:03 min në Suharekë, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.

Lidhur më këtë pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Në njoftimt thuhet se bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Rr.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

vrasjasuharekëdetaje

Të ngjashme

I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

14:15
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

13:50
Vdes personi që u plagos në Suharekë

Vdes personi që u plagos në Suharekë

13:29
Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

12:51

Më shumë nga Lajme

  • 16:42Kos kontakton Kurtin pas rastit me këngën serbe në Bruksel: I shpreha keqardhje
  • 16:41E dhunoi ish-gruan kur shkoi për t’i marrë fëmijët, ekstradohet kosovari nga Franca
  • 16:37I ofenduan e sulmuan zyrtarët policorë, Policia arreston katë persona në Mitrovicë të Veriut
  • 16:19Shqipe Selimi reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit: Jemi pranë jush në këto kohë të vëshira, shërim të shpejtë zonjës Sevdije
  • 16:18U arrestua pasi lopa e tij hyri në Gjykatë, Hashim Miftari padit prokurorin Igrishta, avokati jep detaje