Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.S., i cili dyshohet për veprat penale të dhunimit, armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.
I njëjti ishte arrestuar në Francë pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar dhe është ekstraduar në Kosovë gjatë ditës së djeshme.
Ai ndodhet tashmë në masën e ndalimit me vendim të Prokurorit të Shtetit.
"Ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 19 korrik 2024, rreth orës 12:00, në shtëpinë e tij në Ferizaj, pasi e dëmtuara A.S., me djalin e axhës L.S., shkon tek prindërit e të pandehurit për ti marr fëmijët të cilët ishin në vizitë, ky i fundit me revole në dorë detyron të dëmtuarën që të hyjë brenda, ku shtinë me armë disa herë në tokë, ku pasi hyjnë brenda, i njëjti godet të dëmtuarën me shuplakë dhe disa herë e kap për flokë si dhe e godet me shkelm në bark, dhe ndërkohë me dhunë pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale,- me çka kreu veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.4 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës" - thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
