Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Mitrovicën e Veriut pasi të njëjtit pas mesnatës së 18 nëntorit, u përfshinë në një përleshje fizike në një lokal në rrugën “Boris Kidriç”.
Lidhur me informatën, sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat, kanë kuptuar se dy zyrtarë policorë, të cilët në atë kohë ishin jashtë detyrës zyrtare dhe ishin duke qëndruar në atë lokal, fillimisht janë ofenduar nga disa persona në lidhje me punën e tyre zyrtare e më pas edhe janë sulmuar fizikisht pasi kanë dalë jashtë lokalit, ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas vlerësimit të mjekut kujdestar.
Në lidhje me rastin, Policia në vendin e ngjarjes ka arritur t’i arrestojë dy persona të dyshuar S. L. (2001) dhe U. L. (2005).
“Sipas procedurës pas verifikimit tek i dyshuari S. L. ka figuruar se i njëjti posedon edhe disa armë me leje në adresën e banimit të tij në Mitrovicë Veri e të cilat për momentin janë sekuestruar nga ana e policisë sipas udhëzimeve të prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.




