Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Temperaturat e larta, KPK shtyn datën e mbajtjes së Testit Kualifikues për prokurorë të rinj

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 14:08
Temperaturat e larta, KPK shtyn datën e mbajtjes së Testit Kualifikues për prokurorë të rinj

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të datës 22 korrik 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.

“Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta”, tha KPK-ja.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i siguroi kandidatët se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion
  • 14:52Musliu: I vetmi që nuk pret është Ligji për Specialen, të tjerat presin
  • 14:40Grupi parlamentar i LVV dorëzon kërkesë për seancë nesër në orën 9:00
  • 14:29Hamza para mbledhjes së kryesisë: Të miratohet ligji për Specialen në të dy leximet, pastaj presidenti
  • 14:18Takimi i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, PDK: Po mundohemi të bëjmë më të mirën për Kosovën