Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë gjatë një ahengu familjar në rrugën “De Rada” në Shtime.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës 21:25, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar pronarin e ahengut.

Sipas Policisë, i dyshuari, I.H., 36-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte shtënë dy deri në tri herë. Ai më pas e ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar nga Policia.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij janë iniciuar rastet : Përdorim i armës, apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, ose posedim i paautorizuar i armës dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thotë PK.