Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat

GD
Gazeta Demos21 qershor 2026 në 23:06
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat

Propozim-ndryshimi i Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba në Komunën e Prishtinës ka nxitur reagime nga bizneset dhe profesionet e lira. Avokatët kërkojnë që taksat të jenë të studiuara mirë, proporcionale dhe në përputhje me parimet e barazisë dhe sigurisë juridike. Nga Komuna thonë se janë duke shqyrtuar vërejtjet e pranuara dhe se avokatët nuk do të preken nga tarifat e propozuara.

Me reagime është përcjellë gjatë javëve të fundit propozim-ndryshimi i Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba në Komunën e Prishtinës. Propozimi për tarifat e reja ka ngjallur reagime nga përfaqësues të bizneseve dhe palë të tjera të interesit.

Edhe avokatët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje, duke kërkuar që taksat të jenë proporcionale dhe të kenë parasysh barazinë e qytetarëve para ligjit, si dhe sigurinë juridike dhe ekonomike.

“Taksat duhet të jenë shumë mirë të studiuara dhe duhet të vlerësohen të gjitha rrethanat, përfshirë edhe rrethanat ekonomike në të cilat funksionojnë të gjitha subjektet, përfshirë këtu profesionet e lira si avokatia, noteria, përmbaruesit privatë dhe të tjera” tha Arbër Jashari, avokat.

Madje, ky i fundit kërkon që komuna të reflektojë, pasi sipas tij drafti aktual lë hapësirë për diskutim.

“Kjo rregullore lë hapësirë për diskutim dhe, në këtë formë siç është, jam i bindur se nuk do të kalojë”, shtoi ai.

Nga Komuna thonë se kanë marrë nga avokatët një argumentim jashtëzakonisht të mirë lidhur me kategorizimin e tyre si profesione të lira.

“Nuk do të preken. Ose do të hiqen si kategori, ose do të kenë një taksë krejtësisht minimale, sa për të qenë të evidentuar dhe për ta formalizuar këtë kategori të biznesit”, tha Luftar Braha, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit.

Sipas tij, një prej metodologjive kryesore që është përdorur në hartimin dhe taksimin e kësaj rregulloreje është ngarkesa që subjektet krijojnë në jetën urbane.

Nga Komuna e Prishtinës arsyetojnë se qëllimi i rregullores është ndërtimi i një sistemi më të qartë, më transparent dhe më të drejtë të tarifave komunale. Dokumenti do të jetë në konsultim publik deri më 24 qershor. /RTK/

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës