Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 22:48
Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, i ka bërë thirrje Gjermanisë të kërkojë një marrëveshje me administratën e Donald Trump për të zgjidhur mosmarrëveshjen tregtare lidhur me çmimet e barnave.

Në një intervistë për POLITICO, Metsola tha se dialogu i drejtpërdrejtë mes Berlinit dhe Uashingtonit është mënyra për të shmangur pasoja më të vështira.

“Duhet të flasësh drejtpërdrejt dhe të arrish një marrëveshje. Këshilla ime për këdo do të ishte, thjesht përpiquni ta gjeni atë”, u shpreh ajo.

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së po heton politikat gjermane për çmimet e barnave, duke e akuzuar Berlinin për “nën-pagesë të vazhdueshme” për produktet farmaceutike. Hetimi mund t’i japë administratës Trump bazë ligjore për vendosjen e tarifave të reja ndaj eksporteve gjermane.

Metsola tha se Europa mund të vazhdojë të jetë lider në industrinë farmaceutike, por duhet të bëhet “shumë më e shkathët”, veçanërisht për çmimet, provat klinike dhe hedhjen e produkteve të reja në treg.

Ndërsa mbështeti negociatat mes Uashingtonit dhe Berlinit, Metsola paralajmëroi se një rritje e tarifave amerikane ndaj mallrave gjermane mund të binte ndesh me marrëveshjen tregtare BE-SHBA, e cila parashikon një tavan prej 15% për tarifat.

Ajo iu referua një klauzole pezullimi të përfshirë në marrëveshje dhe tha se mund të ketë “pasoja ligjore” nëse administrata amerikane vendos në shënjestër vende të veçanta të BE-së.

Metsola e përsëriti paralajmërimin edhe për tarifat amerikane ndaj çelikut dhe aluminit, duke theksuar se mosrespektimi i marrëveshjes do të mund të aktivizonte klauzolën e pezullimit.

Në lidhje me inteligjencën artificiale, Metsola bëri thirrje për vendosjen e “garancive” dhe rregullave për zhvillimin e teknologjisë. Ajo hodhi poshtë idenë se gara për inteligjencën artificiale është vetëm mes BE-së dhe SHBA-së.

“Gara nuk është mes BE-së dhe SHBA-së. Është mes inteligjencës artificiale demokratike dhe asaj autokratike. BE-ja dhe Amerika duhet të jenë bashkë në këtë garë”, tha Metsola.

Ajo pranoi se Europa varet nga teknologjia amerikane, por theksoi se kompanitë amerikane të teknologjisë varen gjithashtu nga tregu europian.

Duke folur për marrëdhëniet BE-Kinë, Metsola tha se Europa nuk mund të kthehet në një kontinent që vetëm konsumon produkte.

“Ne nuk mund të përballojmë të bëhemi një kontinent që është vetëm konsumator”, u shpreh ajo, duke kërkuar një dialog “të sinqertë”, “të fortë” dhe “me vetëbesim” me Pekinin.

Metsola foli gjithashtu për marrëdhëniet me Kanadanë dhe bëri thirrje që vendet e mbetura të BE-së të ratifikojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë CETA.

Në fund, lidhur me të ardhmen e saj politike, Metsola nuk konfirmoi nëse do të kandidojë për një mandat të tretë si presidente e Parlamentit Europian në vitin 2027. E pyetur për mundësinë e kandidimit të ardhshëm për presidente të Komisionit Europian, ajo tha se aktualisht fokusi i saj është te drejtimi i Parlamentit Europian.

çmimettarifattrump

Të ngjashme

Trump flet për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori

Trump flet për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori

19:18
Erdogan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, çka u diskutua?

Erdogan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, çka u diskutua?

20:13
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

18:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës