Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me ankesën për rastin e Nenad Rashkoviqit, duke thënë se për këtë rast është angazhuar Inspektorati Policor i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Domethënë kemi një ankesë për rastin që ju përmendët.

Republika e Kosovës rangohet në vendet më demokratike tashmë. Policia e Kosovës është institucioni me besueshmërinë më të madhe tek qytetarët e saj. Kjo ndodh edhe për shkak se kemi instrumente që garantojnë sjelljen e secilit pjesëtar të policisë, por edhe të secilit zyrtar të Republikës së Kosovës.