Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Operacioni “Heshtja”, Prokuroria: Do të kërkohet paraburgim për të arrestuarin e fundit, dyshohet për narkotik

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 10:40
Operacioni “Heshtja”, Prokuroria: Do të kërkohet paraburgim për të arrestuarin e fundit, dyshohet për narkotik

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin policor “Heshtja”, në kuadër të të cilit janë arrestuar disa persona, përfshirë ish-ministrin e Kulturës, Astrit Haraqija.

Pas arrestimit të një personi tjetër më 17 nëntor, Prokuroria ka konfirmuar për se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, nga neni 267 lidhur me nenin 275 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për lajmi.net.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit do të kërkohet edhe caktimi i masës së paraburgimit.

“Gjithashtu, lidhur me rastin ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet tutje në përgjigje.

Kujtojmë se operacioni “Heshtja” ishte realizuar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për veprat penale që lidhen me narkotikët.

Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ish-ministrit Astrit Haraqija, Jeton Stanovcit, Gëzim Fekës, Arjanit Beqirit, Albana Xhemajli-Ramadanit dhe Alban Malokut.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë veprimeve të fundit hetimore janë sekuestruar edhe tri vetura.

Hetimet lidhur me operacionin “Heshtja” po vazhdojnë

prokuroriaheshtjaoperacioni

Të ngjashme

Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim

Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim

15:48
Sveçla mirëpret aksionin “Heshtja”: Gjashtë të arrestuar dhe 1.6 kilogramë kokainë të sekuestruar

Sveçla mirëpret aksionin “Heshtja”: Gjashtë të arrestuar dhe 1.6 kilogramë kokainë të sekuestruar

18:13

Më shumë nga Lajme

  • 10:51Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së është mision i përbashkët i shqiptarëve
  • 10:34Kamenica përgatitet për festat e fundvitit, 21 mijë e 786 euro për dekorimin e qytetit
  • 10:30Aktivistet kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e Arlinda Zekajt, kundërshtojnë mbylljen e Komisionit
  • 10:19Vdes një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera
  • 10:15KRM “Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në publik