Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me sekretarin për politika programore të PDK-së, Bajrush Xhemajli, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Çitaku e falënderoi ambasadorin Malaj për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo vlerësoi punën e ambasadorit Malaj gjatë mandatit në Kosovë dhe i uroi suksese në misionin e ri si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.
Ambasadori Malaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me PDK-në dhe vlerësoi rolin e saj historik për Kosovën dhe shqiptarët. Ai i uroi Çitakut punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së.



