Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorisë, i cili rezultoi me goditjen e një grupi të organizuar kriminal që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës në rajonin e Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja” janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, substanca të tjera narkotike, përfshirë marihuanë dhe ekstazi, si dhe asete në vlerë të përgjithshme prej rreth 301 mijë eurosh.
