Protesta e studentëve në Tiranë vijon të përshkallëzohet.Të rinjtë kanë hyrë në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë ndezur zjarr. Ata kanë thirrur në kor “digje, digje…”.
Zhvillimi vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh në kryeqytet, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë.Më herët, gjatë protestës janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës, ndërsa pranë Piramidës janë djegur një makinë dhe një motor.


