Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur keqardhje që ish-krerët e UÇK-së në Hagë edhe këtë vit nuk mund ta festojnë 28 Nëntorin pranë familjeve të tyre.
Në urimin për Ditën e Flamurit, Mehaj ka theksuar se 28 Nëntori mbetet simbol i qëndresës, lirisë dhe bashkimit kombëtar.
“Por edhe këtë vit, kjo festë na gjen me një dhimbje të madhe në zemër. Çlirimtarët tanë në Hagë nuk janë pranë familjeve të tyre, nuk janë në shtëpitë e tyre dhe nuk mund ta festojnë këtë ditë së bashku me kombin për lirinë e të cilit sakrifikuan aq shumë”, ka shkruar Mehaj.
