Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përveç jetës politike e angazhimit në çështje atdhetare, nuk e lë anash as kohën për jetën private, ku padyshim hyn edhe sporti.
Tash e disa kohë, Haradinaj merret me disa aktivitete fizike, ndër to edhe ngjitja në maje të Kosovës.
Sot, për nderë të festës së 28 Nëntorin, Haradinaj së bashku me të rinjtë marshuan përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri.
Të rinjtë nuk u sfiduan vetëm nga temperaturat e ulëta atmosferike, pasi të njëjtit patën edhe një tjetër vështirësi, "sfidën me pompa", të cilën e propozoi vetë Haradinaj.

