Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Srpska i reagon Listës Studentore: Po i ngjan retorikës së Prishtinës, ju kujtojmë se ne pengojmë ndryshimet kushtetuese në Kosovë

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 15:18
Srpska i reagon Listës Studentore: Po i ngjan retorikës së Prishtinës, ju kujtojmë se ne pengojmë ndryshimet kushtetuese në Kosovë

Lista Srpska ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk do të bashkëpunojnë me ta.

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë fajtori kryesor dhe përgjegjës për pozitën në të cilën ndodhen serbët, vërtet nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim”.

Lista Srpska në reagim tha se “prej ditësh, në opinion po dëgjojmë paralajmërime për arrestime, kërcënime me shkarkime dhe fyerje në drejtim të përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilat vijnë nga individë të kandiduar në Listën Studentore”.

Më pas, partia më e madhe e serbëve në Kosovë tha se kjo retorikë e fituesve të zgjedhjeve në Serbi po i ngjan “retorikës së Prishtinës”.

“Por nuk kemi dëgjuar asnjë zgjidhje apo propozim konkret për problemet me të cilat përballet populli ynë. Fatkeqësisht, kjo retorikë në masë të madhe i ngjan mesazheve që prej vitesh i dëgjojmë nga Prishtina”.

Lista Srpska tha se gjatë ditëve të fundit nuk ka dashur të përfshihet në polemika të kota të politikës ditore me përfaqësuesit e Listës Studentore, duke qenë e vetëdijshme për “përgjegjësinë që ka ndaj popullit serb në Kosovë, si dhe për seriozitetin e momentit në të cilin ndodhet populli ynë”.

“Megjithatë, në interes të qytetarëve tanë, të cilët me shqetësim të arsyeshëm e shohin të ardhmen e tyre, konsiderojmë se është e rëndësishme të theksojmë qartë se Lista Serbe nuk do të heqë dorë nga lufta për të drejtat e popullit serb, ruajtjen e institucioneve serbe, çdo vendi të punës, çdo përfitimi social dhe sigurimin e kushteve për mbijetesën e popullit tonë në këto hapësira”.

Lista Srpska tha se duhet “kujtuar” që janë deputetët e saj ata që mund të pengojnë ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë edhe “bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.

“Përmes përfaqësuesve të saj të zgjedhur në mënyrë demokratike në dhjetë komunat me shumicë serbe dhe nëntë deputetëve në Kuvendin e Prishtinës, Lista Serbe do të vazhdojë t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe politikë në dispozicion, për të mbrojtur interesat e popullit tonë. Kujtojmë se pikërisht deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës kanë mekanizma konkretë kushtetues për të penguar ndryshimet e Kushtetutës pa pëlqimin e përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë, si dhe për t’iu kundërvënë përpjekjeve për cenimin e statusit të gjuhës serbe, të drejtave të Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimisë kulturore e fetare serbe, si dhe përpjekjeve të mundshme për ndryshimin e rendit kushtetues në drejtim të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këto janë çështje me rëndësi thelbësore për të ardhmen e popullit tonë, të cilat nuk zgjidhen përmes paraqitjeve në media dhe përplasjeve politike”.

Srpska vazhdoi: “Paraqitjet televizive dhe fjalët e mëdha, pa propozime dhe veprime konkrete, nuk do të mbrojnë asnjë familje serbe në Kosovë e as nuk do t’i zgjidhin problemet me të cilat përballen qytetarët tanë çdo ditë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por as përgjegjësia e askujt nuk mund të përcaktohet përmes mediave dhe deklaratave politike”.

“Realiteti i jetës së serbëve në Kosovë duhet të shihet me sytë e njerëzve që jetojnë këtu, rrisin fëmijët e tyre, kujdesen për sigurinë e familjeve të tyre dhe përballen çdo ditë me sfida të shumta, e jo vetëm nga perspektiva politike e dikujt që ndodhet qindra kilometra larg”.

Partia e Zlatan Elek tha se “paralajmërimet për shkarkimin e drejtuesve të institucioneve jetike, në kundërshtim me ligjin dhe pa u konstatuar shkelje ligjore, të cilët i kanë mbrojtur këto institucione nga regjimi i Kurtit, nuk do të mbrojnë asnjë familje serbe, por përkundrazi, do ta dëmtojnë atë”.

“Popullit tonë sot nuk i duhen ndarje të reja, kërcënime dhe gara politike, por përgjegjësi, zgjidhje konkrete, siguri dhe një perspektivë e qartë për të qëndruar dhe mbijetuar në vatrat e tyre. Përgjigjja jonë ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve nuk do të jenë fyerje dhe kërcënime të reja, por vazhdimi i punës me përgjegjësi, i luftës institucionale dhe i mbrojtjes së të drejtave të popullit tonë”.

listësstudentoresrpska

Të ngjashme

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

16:38

Më shumë nga Lajme

  • 16:28Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
  • 16:2447 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
  • 16:23Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohet se plagosën dhe rrëmbyen një person në Prizren
  • 16:23Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
  • 16:19Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur