Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 16:28
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që ndodhen në Kosovë për protesta që po zhvillohen në Prishtinë dhe që pritet të vazhdojnë edhe gjatë javëve të ardhshme.

Në njoftimin e publikuar të enjten, më 12 nëntor, Ambasada bën të ditur se pjesëmarrësit në protesta pritet të mblidhen kryesisht në qendër të kryeqytetit, ndërsa tubimet mund të zgjerohen me shpejtësi edhe në zonat përreth, pa paralajmërim të mjaftueshëm.

Sipas Ambasadës, protestat dhe tubimet e mëdha mund të nisin në mënyrë paqësore, “por të përshkallëzohen shpejt pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, në shërbime dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve”.

“Personeli i Ambasadës në Prishtinë gjithmonë këshillohet që të shmangë protestat dhe tubimet e mëdha”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada paralajmëron se në orët para dhe gjatë protestave mund të ketë shtim të pranisë policore, mbyllje të rrugëve, devijime të qarkullimit dhe vështirësi në trafik.

Qytetarëve që ndodhen pranë zonave ku zhvillohen protestat u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

Në mesin e rekomandimeve është edhe përcjellja e mediave lokale për informacione të përditësuara, por edhe përditësimet e vetë Ambasadës.

ambasadaprotestaprishtinë

Të ngjashme

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, vjen reagimi ehde nga Ambasada Gjermane

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, vjen reagimi edhe nga Ambasada Gjermane

17:27
Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

09:06
Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

Ambasada e Kosovës në SHBA uron Mikhail Bogachekun për nominimin si ambasador në Kosovë

08:40
​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

21:00

Më shumë nga Lajme

  • 17:32Meta në sallën e gjyqit: Jam akuzuar nga 5 fëlliqësira ambasadash, kur isha president!
  • 17:32Kurti takohet me Mark Rutte në Dublin, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin me NATO-n
  • 17:23A mund të bjerë borë kur temperatura është mbi 0°C?
  • 17:12Gucati nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së janë mirënjohës për mbështetjen e deritanishme
  • 17:10Ia kufizoi financat krerëve të UÇK-së, Haxhi Shala fiton rastin ndaj Albulena Haxhiut